CSE me stafin e vet me kualifikim të lartë universitar ofron zgjidhje softuerike në lëmit ku kualiteti dhe siguria e shënimeve janë primare. Ekipi ynë ka përvojë të gjatë në lëmin e: - baza lokale dhe të distribuara të shënimeve,
- ueb baza të shënimeve dhe ueb servise
- kriptografisë,
- sigurisë së shënimeve,
- smart kartelave,
- RFID,
- kontrllimin dhe sigurimin e qasjes fizike,
- e-Shërbimeve (e-Government, e-Commerce),
- rrjetave kompjuterike,
- zgjidhje të dedikuara softuerike, si dhe
- menaxhment të projekteve softuerike.
CSE ofron këshillime profesionale në lëmin e lartpërmendura të Teknologjisë Informative. Përkrahje profesionale dhe zhvillimi i mëtejshëm i sistemeve sipas nevojave specifike të konsumatorëve për të gjitha produktet e ofruara është një prej shtyllave kryesore të suksesit të CSE-së. |